Lakers kampion i NBA
12 tetor 2020
| 14:19
Los Angeles Lakers është shpallur kampion i NBA, duke mposhtur në finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje.
Në një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërie dhe që i detyronte gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura ishin kalifornianët që u treguan superiorë.
Skuadra nga Los Angeles ka fituar titullin e 17-të në histori të klubit.
Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në arenën ”AdventHealth” të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93.
Ky përfundim mbylli llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.