Lakers mposhti Phoenixin
Los Angeles Lakers falë liderit të saj LeBron James mori fitoren e 3-të radhazi dhe të 14-n në 23 takime duke u ngjitur në vendin e 5-të në Perëndim.
Në fitoren e thjeshtë 120-96 ndaj Phoenix Suns skuadrës më të dobët të konferencës, spikati dyshja Kuzma-James respektivisht me 23 dhe 22 pikë. Vazhdon të fitojë Philadelphia 76ers që në shtëpi kaloi 103-95 Memphis Grizzlies duke blinduar vendin e 3-të në Lindje dhe duke kërcënuar nga pas Milwaukee Bucks që pozicionohen të dytët.
Në fitoren e 4-t rresht të 76ers, shkëlqeu dyshja J.J Redick-Jimy Butler të cilët sëbashku realizuan 45 pikë.
Rezultatet
Lakers – Phoenix 120-96
Charlotte – New Orleans 109-119
Miami – Utah Jazz 102-100
Philadelphia – Memphis 103-95
Dallas – Clippers 114-110
San Antonio – Portland 131-118