Lakersat në epërsi ndaj Portlandit

23 gusht 2020 | 14:15

Los Angeles Lakers “fluturon” me dyshen LeBron James-Anthony Davis. Kalifornianët fituan ndeshjen e tretë ndaj Portland Trail Blazzers me shifrat 116-108, duke marrë në 2-1 kryesimin e serisë së përballjes mes tyre.

James ishte lider i vërtetë në këtë sfidë teksa ishte thjeshtë “monstruoz” me 38 pikë, 12 rebound dhe 8 asistime, edhe Davis shkëlqeu me 29 pikë, 11 rebound dhe 8 asistime. Të pamjaftueshme ndërkohë 34 pikët e realizuara nga Damian Lillard për Portlandin që tashmë duhet të mendojë për ndeshjen e radhës. Rihapi garën në përballjen tjetër çerekfinale në Perëndim, Oklahoma City Thunder që mposhti pas kohës shtesë me rezultatin 119-107 Houston Rockets.

“Në HP Field House” të Orlandos diferencën e bëri loja në grup e City Thunder, ku plot 4 basketbollistë të City Thunder realizuan 20 pikë e sipër. Spikati padiskutim gjermani Denis Schroder me 29 pikë ndërsa u ndihmua edhe Chris Paul me 26 pikë të tjera. Ndërkohë për të evituar humbjen e parë në përballjen ndaj Oklahomës, Houstonit nuk i mjaftuan 38 pikët e James Harden. Një super Giannis Antetokounmpo mori për dore Milwaukee Bucks që gjithashtu tashmë kryeson 2-1 serinë ndaj Orlando Magic. Greku ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 35 pikë 11 rebound dhe 7 asistime. Një sukses me shifrat 121-107 për Bucks që tanimë duhet të fitojnë dhe dy sfida të tjera për të shkuar në gjysmëfinalet e Lindjes.

Miami Heat ndërkohë pothuajse është në fazën tjetër të “play-off” pas fitores së tretë radhazi që mori në serinë ndaj Indiana Pacers këtë herë me rezultatin 124-115, ku dy më të mirët mbi parket për skuadrën nga Florida ishin Jimmy Butler dhe Goran Dragic që së bashku koleksionuan 51 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i…