Lakersat arrin fitoren e katërt radhazi, shkëlqen LeBron  

19 mars 2021 | 13:21

Vijon momenti i artë për Los Angeles Lakers në NBA. Kalifornianët regjistruan fitoren e katërt radhazi pasi mposhtën në “Staples Center” me shumë lehtësi Charlotte Hornets me rezultatin 116-105.

Kampionët në fuqi të NBA-s e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë pasi në fund të dy periodave të para kryesonin me 15 pikë epërsi. Diferencën në këtë sfidë e bëri mbreti James, me LeBron që koleksionoi në total 37 pikë 8 rebound dhe 6 asistime. Në mungesë të Anthony Davis dhe Marc Gasol, një dorë Lakersave në këtë sukses ua dha edhe gjermani Denis Schroder autor i 24 pikëve. Kjo ishte fitorja e 28-të në 41 takime për LeBron James me shokë, me skuadrën e Frank Vogel që parakaloi në renditje Phoenix Suns duke marrë vendin e dytë në Perëndim.

Në një formë të shkëlqyer është edhe Atlanta Hawks. Skuadra nga Georgia regjistroi fitoren e 7-të rresht pasi mposhti pa shumë vështirësi Oklahoma City Thunder me rezultatin 116-93. Dy më të mirët mbi parket për Atlantën ishin Trae Young dhe Bojan Bogdanoviç të cilët realizuan nga 23 pikë secili. Washington Wizards në mënyrë surprizuese i dha fund krizës prej 5 humbjesh rresht duke mposhtur kryesuesit e Konferencës së Perëndimit Utah Jazz. Në kryeqytet falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të dyshes Bradley Beal-Rusell Westbrook, Wizards triumfuan me rezultatin 131-122.

Bradley Beal shënoi 43 pikë, 1 më shumë se Mitchel i Utah duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që ishte thjeshtë magjik Rusell Westbrook me një tjetër triple-double. Ylli i Washington koleksionoi në total 35 pikë, 13 rikuperime poshtë tabelës dhe 15 pasime deçizive. Buzëqeshi edhe Portland Trail Blazzers që për meritë edhe të Damian Lillard autor i 36 pikëve mposhti në “Moda Center” në Oregon New Orleans Pelicans me rezultatin 101-93.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investues në…