Lakersat befasohen nga Oklahoma, Miami triumfon kundër Brooklynit
Ndeshjet e luajtura në NBA kanë sjellë pafund surpriza, teksa janë mundur të gjitha ekipet pretendente. Duke nisur nga Lakersat, që humbën 123-115 në fushën e Oklahomës.
Humbje e papritur, pasi kalifornianët udhëhiqnin me 26 pikë avantazh (Davis 30 pikë e Westbrook 20 pikë, 14 rebound e 13 asistim).
Atëherë kur Lakersat menduan se e fituan ndeshjen erdhi përmbysja e Oklahomës, që korri suksesin e parë në kampionat (Shai 27 pikë). Një fakt interesant, që Lakersat asnjëherë në histori nuk kishin humbur një takim kur kishin një avantazh të tillë.
Lakers i kishin fituar të 230 ndeshjet kur udhëhiqnin me 25 pikë.
Humbet edhe skuadra e Brooklyn, që u mund 106-93 nga Miami, në një takim ku u dallua Adebayo, me 24 pikë. Ndërsa 25 pikët e Durant mbetën për statistikë. Zhgënjejnë kampionët Milwaukee, që u ndalën 113-108 nga Minnesota (Russell 29 pikë, Towns e Eduards nga 25 pikë secili). /Telesport/
Rezultatet
Orlando – Charlotte 111-120
Boston – Washington 107-116
Brooklyn – Miami 93-106
New Orleans – Atlanta 99-102
Toronto – Indiana 118-110
Milwaukee – Minnesota 108-113
Oklahoma – Lakers 123-115
Phoenix – Sacramento 107-110
Portland – Memphis 116-96
Clippers – Cleveland 79-92