Lakersat bien ndaj Denverit, Portlandi mposhti Dallasin

15 shkurt 2021 | 14:57

Kampionët në fuqi të NBA-s, Los Angeles Lakers, u ndalën sërish, pasi u mposhtën me rezultatin 122-105 në transfertën ndaj Denver Nuggetsit në “Ball Arena”.

Me grekun Kostas Antetokounmpo të dëmtuar dhe Anthony Davies e LeBron Jamesin larg formës më të mirë, Lakersat e patën të vështirë të përballen me Denverin. Të udhëhequr nga forma mjaft e mirë e serbit Jokiç dhe amerikanit Murray, Nuggets mori kontrollin e lojës që në fraksionin e dytë, të cilin e fitoi thellë dhe më pas vijoi ta mbajë kryesimin deri në fund.

E nëse Lakersat ndalen, nuk ndodh e njëjta gjë me Clippersat, që morën fitoren e tretë radhazi, këtë herë me shifrat 128-111 ndaj Cleveland Cavaliersit në “Staples Center” të Kalifornisë. Lou Williams ishte protagonist absolut për skuadrën kaliforniane, pasi shënoi 30 pikë, rikuperoi dy topa dhe dha 10 asistime, ndërsa Cavsi u zgjua vetëm në fraksionin e fundit falë një loje të mirë të Sextonit, por kjo nuk mjaftoi që ta shmangin humbjen. Slloveni Luka Donqiq ishte në një formë fantastike dhe arriti të shënojë 44 pikë, të rikuperojë 7 topa e të japë 9 asistime në “American Airlines Center” të Dallasit, por kjo nuk i mjaftoi Mavericksit ta shmangë humbjen përballë Portland Trail Blazersit.

Ky i fundit, i udhëhequr nga Lillardi, fitoi me rezultat të thellë fraksionin e parë e të tretë të lojës dhe ndonëse humbi dy pjesët e tjera, ia doli të largohet si triumfatorë nga Dallasi. Në sfidat e tjera San Antonio Spursi triumfoi me shifrat 110-122 në transfertën ndaj Charlotte Hornetsit, Detroit Pistonsi mposhti New Orleans Pelicansin me shifrat 123-112 dhe Ocklahoma City Thunderi fitoi me shifrat 114-109 ndaj Milwaukee Bucksit. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Mustafa ka njoftuar se do të dorëhiqet nga pozita…