Lakersat bien në shtëpi, triumfojnë Houstoni dhe Clippersat

11 mars 2020 | 13:27

Skuadra e Lakersave është mposhtur me rezultat të ngushtë 104-102 nga Brooklyn në fushën e saj. Lakersat e dominuan ndeshjen në pjesën e parë (LeBron dhe Davis 55 pikë së bashku), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit mysafirë. Dinwiddie me 23 pikë dhe LaVert me 22 sollën përmbysjen e mysafirëve.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippersave, që mposhti me lehtësi Golden State (131-107). Ndeshje që ishte një formalitet për miqtë, ku u dallua Leonard me 23 pikë (Curry qëndroi pushim). Ekipi i San Antonios, falë 24 pikëve të Aldridge e mposhti Dallasin (119-109), sfidë ku Spurs përmbysën shifrat në periodën e fundit.

Skuadra e Houstonit e mposhti me rezultat 117-111 Minnesotan, duke qëndruar mes ekipeve elitë në Perëndim. Më i miri për teksanët ishte Hardeni me 37 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Boston, që mundi 114-111 Indiana jashtë fushe (Sabonis 28 pikë e Oladipo 27), ndërsa Chicago triumfoi 108-103 ndaj Cleveland (White 20 pikë). /telesport/

Rezultatet

Indiana – Boston               111-114
Washington – New York  122-115
Chicago – Cleveland          108-103
Houston – Minnesota       117-111
Memphis – Orlando          115-120
San Antonio – Dallas        119-109
Portland – Phoenix           121-105
Golden State – Clippers   107-131
Lakers – Brooklyn             102-104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabri Hamiti Kumti për vdekjen e Musa Ramadanit tingëllon dhembshëm…