
Lakersat dhe Clippersat në krizë, Toronto ‘leksion’ Chicagos
Humbja e dytë radhazi, e shtata sezonale për skuadrën e Lakersave, që nuk arrin të dalë nga kriza. Kalifornianët u mundën 114-110 në fushën e tyre nga Clevelandi.
LeBron James realizoi 27 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për miqtë u dalluan Mitchell me 33 pikë e Donovan me 24 pikë. Humbet edhe ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippersave, që u mund 110-102 nga Utah Jazz. Clarkosn me 23 pikë e Sexton me 22 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Paul George.
Pa probleme fiton edhe Toronton, që në fushën e tij mundi me rezultat 113-104 Chicago, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Lindje. VanVleet me 30 pikë e 11 asistim ishte më i miri për kanadezët. Nuk zhgënjen as Memphisi, forca e tretë në Perëndim, që mundi me rezultat 103-97 Washington, takim ku u dallua Bane me 28 pikë.
Rezultatet
Lakers – Cleveland 100-114
Memphis – Washington 103-97
Toronto – Chicago 113-104
Clippers – Utah Jazz 102-110