Lakersat dhe Davisi nënshkruajnë kontratën ‘e frikshme’
Los Angeles Lakers nuk kanë humbur kohë dhe ka blinduar Anthony Davis. Në fakt, në ditën e parë të negociatave ata kanë gjetur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Sinjalet pozitive dolën më parë, si nga drejtuesit e Lakers, ashtu edhe nga menaxheri i lojtarit.
Davis kishte një kontratë që skadon në vitin 2025, por tani lidhja e tij me ekipin kalifornian zgjatet deri në vitin 2028.
Dhe është gjithashtu kontrata më e pasur ndonjëherë në baza vjetore, me një vlerë prej 186 milionë dollarësh (168 milionë euro) për periudhën trevjeçare nga 2025 deri në 2028, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Jaylen Brown i Boston Celtics më pak se dy javë më parë, me një rinovim 5-vjeçar për pak më pak se 61 milionë dollarë në sezon.
Davis falë kësaj marrëveshjeje do të fitojë 62 milionë dollarë në vit (56 milionë euro). Një marrëveshje që mund të interpretohet edhe si shenjë se Lakers po përgatisin terrenin për një dorëzim stafete.
LeBron, i cili do të jetë dyzet vjeç në vitin 2025, gradualisht mund t’ia lërë rolin e udhëheqësit të ekipit Davis-it, i cili do të bëhej kështu imazhi i Los Angeles Lakers.