Lakersat dhe Golden State humbasin sërish, fitojnë Miami e Philadelphia

08 mars 2022 | 13:35

Miami vijon të kryesojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 123-106 ndaj Houstonit. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Miami, ku u dallua Herro me 31 pikë.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi me rezultatet 121-106 rivalët e Chicago dhe tashmë forca e dytë në Lindje. Për Philadelphia u dallua Joel Embiid me 43 pikë e 14 rebound.

Tjetër zhgënjim për Lakersat, që u mundën me rezultat 117-110 nga San Antonio. Mungesa e LeBron James u ndje te Lakersat, ndërsa për Spursat u dallua Murray me 26 pikë e 10 rebound. Vijon kriza e Golden State, që pësoi humbjen e pestë radhazi. Warriors u mundën me rezultat 131-124 nga Denveri, sfidë ku u dallua Jokic me 32 pikë, 15 rebound e 13 asistime.

Rezultatet

Detroit – Atlanta                   113-110
Philadelphia – Chicago        121-106
Miami – Houston                  123-106
Minnesota – Portland          124-81
Dallas – Utah Jazz                111-103
San Antonio – Lakers           117-110
Denver – Golden State         131-124
Sacramento – New York      115-131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i energjisë “Shell” ka njoftuar se do t’i ndalojë…