Lakersat dhe Houstoni i rikthen fitoreve
Lakersat rikthehen te fitorja, pasi e mposhten me rezultat 100-92 New Yorkin jashtë fushe, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kalifornian. Dyshja Davis-James realizoi 49 pikë së bashku, duke qenë vendimtare në këtë sukses.
Humbet skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që është mposhtur me rezultat 102-95 nga Atlanta, duke lëshuar edhe vendin e dytë në Perëndim. Edhe pse Clippersat e dominuan ndeshjen (Harrell 30 pikë), duke u shkëputur deri në 21 pikë, nuk arritën të fitojnë. Për Atlantan u dallua Collins, autor i 33 pikëve dhe 16 rebound.
Pas katër humbjesh rikthehet te fitorja skuadra e Houstonit, që mundi me rezultat 121-105 Denverin, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Skuadra teksane e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen dhe e meritoi fitoren, ku u dalluan
Westbrook me 28 pikë e Harden me 27. Për Denverin shkëlqeu Jokiq, me një “triple double” (19 pikë, 12 rebound e 10 asistime), por që mbetën për statistikë. Fitore të lehtë arriti skuadra kampione e Toronto, që mundi 107-95 Philadelphia (VanVleet 22 pikë), ndërsa Utah Jazz mposhti 129-96 Golden State (Mitchell 23 pikë). /Telesport/
NBA
Detroit – Sacramento 127-106
Orlando – Oklahoma 114-120
Toronto – Philadelphia 107-95
Atlanta – Clippers 102-95
Boston – Memphis 119-95
Miami – Washington 134-129
New York – Lakers 92-100
Chicago – Minnesota 117-100
Houston – Denver 121-105
Phoenix – Indiana 87-112
New Orleans – San Antonio 117-121
Golden State – Utah Jazz 96-129