Lakersat dhe Houstoni ngecin sërish, Utah Jazz fiton në sekondën e fundit
Surprizat nuk mbarojnë në këtë fillim-sezoni në NBA. Skuadra kampione e Lakers u mund me rezultat 115-107 në fushën e saj nga Portlandi.
Edhe pse LeBron James realizoi 29 pikë, mbështetur nga Schroder më 24, nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Damian Lillard me 31 pikë dhe Gary Trent me 28 bënë diferencën në fushë për miqtë, që e merituan fitoren.
Humbet edhe Houstoni, që u mposht 124-111 nga Denveri, dy ekipe pretendente në Konferencën e Perëndimit. Hardeni realizoi 34 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denverin 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Në sekondat e fundit ton Utah Jazz, që mundi 110-109 Oklahomën (Bogdanoviq 23 pikë), ndërsa Atlanta triumfoi 128-120 ndaj Detroit (Young 29 pikë). /telesport
Rezultatet
Atlanta – Detroit 128-120
Brooklyn – Memphis 111-116
Oklahoma – Utah Jazz 109-110
Denver – Houston 124-111
Lakers – Portland 107-115