Lakersat dhe Spurs në krizë, Golden State dominon në Perëndim

26 shkurt 2019 | 12:28

Kampionët e Golden State fituan 121-110 ndaj Charlotte në fushën e kësaj të fundit, duke ruajtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë, me Thompsonin që ishte shënuesi më i mirë, autor i 26 pikëve. Fiton edhe Houstoni, që 119-111 Atlanta, duke qenë forca e pestë në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë e Harden, që e mbylli takimin me 28 pikë.

Nuk po kalojnë një moment të mirë ekipet e Lakersat dhe San Antonio, që pesuan humbje. Lakersat u mundën 110-105 nga Memphisi, humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e ekipit kalifornian, jashtë zonës së “play-off”. Conley me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët, 12 rebound e 11 asistime të LeBron James, që realizoi një “triple double”, raporton “Telesport”.

Ndërsa San Antonio u mund 101-85 nga Brooklyn, që gjithashtu ndodhet në pozita të vështira në Perëndim. Russelli realizoi 23 pikë për vendasit, ndërsa për Spurs u dallua Aldridge, me 26 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë. Fitojnë Clippers, që në fushën e tyre mundën 121-112 Dallasi, ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës e ku diferencën e bëri Harell me 32 pikë. Në sekondën e fundit fiton Philadelphia, që falë 29 pikëve të Harris mundi 111-110 New Orleans.

Rezultatet

Charlotte – Golden State         110-121
Cleveland – Portland                110-123
Detroit – Indiana                      113-109
Brooklyn – San Antonio          101-85
Miami – Phoenix                      121-124
Chicago – Milwaukee               106-117
Houston – Atlanta                    119-111
Memphis – Lakers                    110-105
Minnesota – Sacramento        112-105
New Orleans – Philadelphia  110-111
Clippers – Dallas                      121-112

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtrirë në Qendrën…