Lakersat dominojë në Perëndim

24 nëntor 2019 | 15:35

Lakers vijojnë të dominojë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 109-108 ndaj Memphis, jashtë fushe. Sukses i rëndësishëm i ekipit kalifornian, që doli fitues falë 30 pikëve të James dhe 22 të Davis.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 111-104 New York, sukses që i jep frymëmarrje Spurs. Më të mirët për San Antonio ishin Aldridge me 23 pikë e DeRozan me 21. Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që triumfoi 104-90 ndaj Detroit, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes.

Vijon të shkëlqejë greku Giannis Antetokounmpo, që realizoi 28 pikë e 10 rebound për Bucks. Skuadra e Philadelphia, falë 32 pikëve të Richardson mposhti 113-86 Miami, ndërsa skuadra kampione e Toronto fitoi 119-116 në fushën e Atlanta, sfidë ku u dallua Siakam me 34 pikë.

Rezultatet

Minnesota – Phoenix               98-100
Charlotte – Chicago                  115-116
Indiana – Orlando                    111-106
Atlanta – Toronto                     116-119
New York – San Antonio         104-111
Philadelphia – Miami              113-86
Cleveland – Portland               110-104
Memphis – Lakers                    108-109
Milwaukee – Detroit                 104-90
Utah Jazz – New Orleans        128-120

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar vendbanimin turistik në…