Lakersat dominojnë në Perëndim, Milwaukee në Lindje
Lakersat vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas fitores me rezultat 121-96 ndaj Utah Jazz. Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, që triumfuan falë Davis, autor i 26 pikëve dhe Jamesit, 20 pikë e 12 asistime.
Një moment të mirë po kalon edhe skuadra e Dallasit, që fitoi me shifrat 121-114 ndaj Minnesotas, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Powell me 24 pikë e Donqiq me 22 bënë diferencën për teksanët në këtë sfidë.
Fiton edhe skuadra e Bostonit, që mundi 112-93 Miami, ndeshje me dy pamje. Miami dominoi në pjesën e parë (Butler 37 pikë), ndërsa në të dytën vjen rikuperimi i Celtics, me Brown (31 pikë) e Walker (28 pikë).
Indiana me rezultat 107-100 e mposhti Oklahomën, ndeshje ku u dallua Warren me 24 pikë, ndërsa Orlando e mposhti Phoenix (128-114), falë 32 pikëve të Gordon. Në Lindje vijon të dominojë skuadra e Milwaukee, që mposhti 127-103 Detroit, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi 35 pikë, lider në fushë për Bucks. Skuadra e Chicagos, falë 25 pikëve të LaVine, mundi 106-99 Memphisin, ndërsa Brooklyn “hoqi qafe” Atlantën, duke fituar 130-118 (Temple 27 pikë e Dinwiddie 24 pikë). /Telesport/
Rezultatet
Charlotte – Golden State 106-91
Detroit – Milwaukee 103-127
Orlando – Phoenix 128-114
Atlanta – Brooklyn 118-130
Boston – Miami 112-93
Chicago – Memphis 106-99
Oklahoma – Indiana 100-107
Dallas – Minnesota 121-114
Utah Jazz – Lakers 96-121
Portland – Sacramento 127-116