![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/nba-9.jpg)
Lakersat e fitojnë duelin ndaj Denverit, humbje surprizë nga Milwaukee
Lakersat arritën një fitore të rëndësishme në fushën e Denverit me shifrat 120-116, ndeshje e vendosur në kohën shtesë e ku përballë ishin dy ekipet më të mira në Perëndim. Një përballje e fortë, ku për Lakersat u dalluan LeBron James me një “triple double” (33 pikë, 12 rebound e 14 asistime) e Anthony Davis 33 pikë e 10 rebound. Një dyshe që bëri diferencën në parket , duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e 10 asistime të Murray për Nuggets (Jokiq e mbylli me 22 pikë e 11 rebound). Falë këtij suksesi Lakersat thellojnë diferencën në renditje me Denverin.
Surprizë humbja e Milwaukee në Lindje, skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (46 tore e 8 humbje). Skuadra e Bucks u mund me rezultat 118-111 nga Indiana, me vendasit që e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës. Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 13 pikë (Warren 35 pikë shënuesi më i mirë), ndërkohë që mungesa e MVP-së Giannis Antetokounmpo u ndje te miqtë, që nuk kishin një lider në fushë.
Humbet edhe ekipi kampion i Toronto, që u mund 101-91 nga Brooklyn, me LaVert që ishte shënuesi më i mirë, autor i 20 pikëve. Pas kohës shtesë fiton edhe Orlando, 116-112 ndaj Detroitit, sfidë ku u dallua Gordon me 25 pikë. Pa probleme fiton skuadra e Dallasit, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Luka Donqiq e mundi 130-111 Sacramenton. Vijon momenti i mirë për Utah Jazz, që mposhti 116-101 Miami (Mitchell 26 pikë), ndërsa Charlotte fitoi 115-108 ndaj Minnesota (Graham 28 pikë). /Telesport/
Rezultatet
Cleveland – Atlanta 127-105
Orlando – Detroit 116-112
Brooklyn – Toronto 101-91
Indiana – Milwaukee 118-111
New York – Washington 96-114
Memphis – Portland 111-104
Minnesota – Charlotte 108-115
Dallas – Sacramento 130-111
Phoenix – Golden State 112-106
Utah Jazz – Miami 116-101
Denver – Lakers 116-120