Lakersat e mposhtin Bostonin në sekondën e fundit
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Rajon Rondo i dha fitoren skuadrës së Lakers, që mposhti 129-128 Bostonin në fushën e këtij të fundit. Një takim mjaft emocionues dhe dramatik në fundin e tij, pasi të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, duke dhuruar spektakël në fushë.
Për Boston, Irving realizoi 24 pikë, ndërkohë që 63 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Lakers u dallua LeBron James me 28 pikë, mbështetur nga Kuzma me 25, ndërkohë që 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.
Skuadra e Torontos vijon të shkëlqejë në Lindje, duke mposhtur edhe Atlanta, me rezultatin 119-101. Ndeshje me dy pamje, më e mirë për Atlantën në të parën, ndërsa në të dyta janë kanadezët ata që dominojnë dhe fitojnë falë 33 pikëve e 14 rebound të Siakam si dhe 30 pikëve të VanVleet.
Zhgënjen skuadra e san Antonio, që u mund 127-118 nga Portland, sfidë e dominuar nga Blazers. McCollum realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Lillars me 24 pikë e Nurkiq me 22. Nuk dështon skuadra e Oklahomës, që mundi 117-95 Memphis, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Thunder.
Paul George realizoi 27 pikë, ndërsa Grant 20. Vijon të mos i ndahet “triple double” Russell Westbrook, që e mbylli ndeshjen me 15 pikë, 13 rebound e 15 asistime. humbasin Clippers, që u ndalën 116-92 nga Indiana (Bogdanoviq 29 pikë).
Rezultatet
Indiana – Clippers 116-92
Orlando – Minnesota 122-112
Atlanta – Toronto 101-119
Boston – Lakers 128-129
Oklahoma – Memphis 117-95
Portland – San Antonio 127-118