Lakersat e nisin me humbje ‘play-off’-in

20 prill 2025 | 09:35

Minesota festoi me një fitore bindëse 117:95 dhe kaloi në epërsi 1-0 në serinë e turit të parë të Perëndimit falë tre lojtarëve që shënuan më shumë se 20 pikë (Jaden McDaniels 25, Naz Reid 23, Anthony Edwards 22).

I vetmi lojtar i Lakers i disponuar për të luajtur ishte Luka Doncic, i cili shënoi 37 pikë dhe rrëmbeu tetë kërcime, por pati vetëm një asistim.

Mbrëmë u luajtën edhe tri ndeshje të tjera play-off në NBA dhe fituan nikoqirët.

Indiana mundi Milwaukee 117:98, Denver mundi Clippers 112:110 , ndërsa New Yorku mundi Detroitin 123:112.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me…