Lakersat e rikthejnë Howardin
29 gusht 2019
| 12:19
Los Angeles Lakers ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me basketbollistin 33-vjeçar Dwight Howard.
Bëhet fjalë për një rikthim të shtatlartit, që ka luajtur edhe më parë në ekipin kalifornian (2012-2013). Kontratë njëvjeçare për Howardin, që fiton një rrogë minimale të vendosur nga NBA.
I njohur me nofkën “Superman” (2.11 metra i gjatë), Howard në karrierën e tij ka një mesatare prej 17.4 pikësh, 12.6 reboundesh dhe 2 blloqe për ndeshje.