Lakersat fitojnë derbin ndaj Golden State

16 mars 2021 | 16:21

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, ku disa përballje ishin spektakolare. Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Golden State Warriorsit dhe Los Angeles Lakersit, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 128-97.

Një fitore më të vështirë mori Charlote Hornets që mposhti Sacramento Kings me rezultat 122-116. Triumf spektakolar mori Milwaukee Bucks ndaj Washington Wizardsit me shifrat 133-122. Tjetër përballje interesant doli të ishte edhe ajo e Brooklyn Netsit që fitoi 117-113 ndaj New York Knicks.

Fitore të vështirë në këtë rreth mori edhe San Antonio Spurs si mysafir i Detroit Pistonsit 109-99. Me të njëjtin rezultat (109-99) përfundoi edhe ballafaqimi në mes të Los Angles Clippersit që fitoi si mysafir i Dallas Mavericksit. Në anën tjetër, fitore më komode mori Phoenix Sunsi ndaj Memphis Grizzliesit me shifrat 122-99.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i vendimit për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga…