Lakersat fitojnë duelin e kreut me Oklahoman, triumfojnë Bostoni, Milwaukee e Houstoni

07 prill 2025 | 11:17

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakersat, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donqiq me 30 pikë ishte lider për Lakersat, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoman mbetën për statistikë. Edhe ekipi i Clevelandit, që kryeson në Lindje, u mund me rezultat 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë.

Kampionët në fuqi të Bostoni fituan me rezultat 124-90 ndaj Washingtonin, ndeshje ku shtatë lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund me rezultat 106-96 nga Houstoni (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi me rezultat 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Rezultatet

Charlotte – Chicago                    117-131
Oklahoma – Lakers                     99-126
Brooklyn – Toronto                    109-120
Atlanta – Utah Jazz                     137-134
Boston – Washington                 124-90

Cleveland – Sacramento             113-120
Portland – San Antonio              120-109
New York – Phoenix                    112-98
Denver – Indiana                         120-125
Golden State – Houston             96-106
New Orleans – Milwaukee         107-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…