Lakersat fitojnë ndaj Oklahomas
Los Angeles Lakers ia dalin të fitojnë edhe pa dyshen James-Davis.
Skuadra kaliforniane triumfoi me rezultat 110-125 në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar suksesin e tetë radhazi dhe të 32-tin në këtë sezon të NBA.
Lakersat, praktikisht, e hipotekuan suksesin që në periodën e parë, me një rezultat të pjesshëm 19-41, pra duke shënuar më shumë se dyfishin e pikëve të kundërshtarit. Lider i padiskutueshëm i kalifornianëve rezultoi Kyle Kuzma, autor i 36 pikëve, ndërsa Rajon Rondo e mbylli takimin duke iu afruar “triple double”-it: 21 pikë, 12 “rebound” e 8 asistime.
Fitore e lehtë për Houston Rockets, që në “Toyota Center” iu imponuan me rezultatin e thellë 139-109 Minnesota Timberwolves. 32 pikë, 12 “rebound” dhe 8 asistime për James Harde, që bëhet lojtari i shtatë më i ri në historinë e NBA që arrin kuotën e 20 mijë pikëve. “Double double” edhe për Russel Westbrook, që përveçse shënoi 30 pikë, dha edhe 10 asistime.
Edhe Boston Celtics shkatërruan 140-105 në “TD Garden” New Orleans Pelicans. Paraqitje për t’u mbajtur mend nga Jayson Tatum, që shënoi plot 41 pikë, çka përbën edhe rekordin e karrierës së tij.
Ndërkohë Milwaukee Bucks, skuadra më e mirë e Lindjes, fitoi pa vështirësi në “Moda Center” të Portlandit 101-122 ndaj Trail Blazers. Një ndeshje e kontrolluar nga fillimi deri në fund nga miqtë, te të cilët spikati Giannis Antetokoumpo, MVP i sezonit të kaluar, me 32 pikë e 17 “rebound”, i ndihmuar edhe nga Khris Middleton dhe Eric Bledsoe, respektivisht me 30 dhe 29 pikë.
Rezultatet
Houston Rockets – Minnesota Timberwolves 139-109
Boston Celtics – New Orleans Pelicans 140-105
Detroit Pistons – Chicago Bulls 99-108
Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 110-125
Dallas Mavericks – Philadelphia 76ers 109-91
Denver Nuggets – Cleveland Cavaliers 103-111
Portland Trail Blazers – Milwaukee Bucks 101-122