Lakersat fitojnë në shtesë kundër Miamit

11 nëntor 2021 | 15:54

Fitorja e dytë radhazi për kampionët e Milwaukee, që triumfuan 112-100 në fushën e New York. Ndeshje e dominuar nga ekipi i Bucksave, ku u dallua Connaughton me 25 pikë, ndërsa Antetokounmpo e mbylli me 15 pikë e 15 rebound. Pas kohës shtesë triumfojnë Lakersat, që mundën me rezultat 120-117 Miami, një përballje mes dy ekipesh pretendent.

Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 ishin dy lojtarët më të mirë për Miami, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Lakersat diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 51 pikë (Monk me 27 pikë shënuesi më i mirë). Ndeshja e dytë radhazi me një “trille double” për Westbrook (25 pikë, 12 rebound, 14 asistime), ndërsa Davis realizoi 24 pikë e 13 rebound.

Në krye të renditjes në Perëndim vijon të qëndrojë skuadra e Golden State, e para këtë sezon në NBA që prek kuotën e 10 fitoreve. Warriorsat fituan sot 123-110 ndaj Minnesota (Wiggins 35 pikë). Fiton edhe Brooklyn, që mundi 123-90 Orlando falë 30 pikëve të Durantit, ndërsa Chicago triumfoi 117-107 ndaj Dallasit, sfidë ku u dallua LaVine me 23 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Washington          94-97
Orlando – Brooklyn                 90-123
Boston – Toronto                     104-88
Houston – Detroit                    104-112
New York – Milwaukee           100-112
Chicago – Dallas                       117-107
Memphis – Charlotte               108-118
New Orleans – Oklahoma       100-108
San Antonio – Sacramento     136-117
Denver – Indiana                      101-98
Phoenix – Portland                  119-109
Golden State – Minnesota      123-110
Lakers – Miami                         120-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar sot se vendi…