Lakersat fitojnë pa LeBron, triumfojnë edhe Golden State, Phoenix dhe Brooklyn

21 nëntor 2022 | 13:28

Fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Lakersave, që duket se ka larguar krizën, duke mundur me rezultat 123-92 San Antonio. Tjetër ndeshje e mirë e Davis, autor i 30 pikëve e 18 rebound, lider në fushë.

Fiton edhe Phoenixi ndaj New York (116-95), duke u ngjitur në vendin e dytë në Perëndim (u dalluan Payne me 21 pikë e Booker me 20 pikë). Pa probleme fiton skuadra e Brooklynit, që mundi me rezultat 127-115 Memphisin, në një ndeshje të dominuar nga Nets, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Durant me 26 pikë më i miri).

Fitorja e gjashtë radhazi për Sacramento, që mundi me shifrat 137-129 Detroitin, me Fox protagonist në fushë, autor i 33 pikëve. Zhgënjen sërish Miami, që kësaj radhës pësoi humbje nga Clevelandi (113-97), ndeshje ku u dallua Garland me 25 pikë. Fitojnë edhe kampionët e Golden State, që falë 41 pikëve të Klay Thompson mundën me shifrat 127-120 Houstonin jashtë fushe. Fitore në sekondën e fundit për Denverin, që mundi me rezultat 98-97 Dallasin (Hyland 29 pikë).

Rezultatet

Phoenix – New York                 116-95
Washington – Charlotte          106-102
Sacramento – Detroit               137-129
Washington – Charlotte          106-102
Brooklyn – Memphis               127-115
Cleveland – Miami                   113-87
Houston – Golden State         120-127
Dallas – Denver                        97-98
Lakers – San Antonio              123-92

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga gjërat që është debatuar mes ekspertëve për dekada…