
Lakersat kalojnë krizën, humbasin Miami dhe Memphisi
Ekipi i Lakersave duket se kaloi krizën e javës së kaluar, duke korrur fitoren e dytë radhazi. Kalifornianët mundën me rezultat 125-109 San Antonio, ndeshje ku Reaves realizoi 30 pikë e Donqiq 21 pikë.
Për Lakersat vijon të mungojë LeBron James. Ndalet skuadra e Golden State, që u mund me rezultat 114-105 në fushën e saj nga Denveri. Aaron Gordon me 38 pikë ishte lider për Nuggets. Zhgënjen sërish Miami, që u mund me rezultat 116-95 nga New York, ndeshje ku u dallua Mikal Bridges me 28 pikë. Pas kohës shtesë fiton Indianan, që mundi me shifrat 132-130 Minnesotan jashtë fushe.
Tetë lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Obi Toppin me 34 pikë. Pa probleme fiton Phoenixi, që falë 27 pikëve të Kevin Booker mundi me rezultat 129-89 Toronton.
Në shtesë fiton edhe ekipi i Houstonit, 144-137 ndaj Philadelphias, ku Green dhe Smith realizuan nga 30 pikë secili. Fitore të rëndësishme për një vend në “play-off” korri Sacramenton, që mundi me rezultat 132-122 Memphisin (tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë).
Rezultatet
New York – Miami 116-95
Houston – Philadelphia 144-137
Minnesota – Indiana 130-132
New Orleans – Detroit 81-127
Utah Jazz – Chicago 97-111
Golden State – Denver 105-114
Phoenix – Toronto 129-89
Portland – Washington 112-97
Sacramento – Memphis 132-122
Lakers – San Antonio 125-109