Lakersat korrin fitoren e parë, humbja e dytë radhazi për kampionët e Warriors
Pas pesë humbjesh vjen fitorja e parë në kampionat për Lakersat, që fituan me rezultat 121-110 ndaj Denverit. Rikthimi i Davis (23 pikë e 15 rebound) ndikoi në këtë rezultat, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte LeBron James me 28 pikë.
Këtë herë u dallua edhe stoli për Lakersat, nga ku erdhën 41 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e 14 rebound të Jokiqit. Humbja e dytë brenda 24 orësh për kampionët e Golden State, që u mundën 128-114 nga Detroit. Curry me 32 pikë e Poole me 30 u përpoqën të mbajnë në lojë Warriors, por pa sukses.
Për Detroit, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë (Bey me 28 më i miri). Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 112-94 Washington (Brown 24 pikë, Tatum e Brogdon nga 23 pikë secili), ndërsa San Antonio mposhti 108-97 Minnesota (Johnson 25 pikë), duke qenë skuadra surprizë e këtij sezoni. Në takimet e tjera, Phoenixi mposhti me rezultat 124-109 Houstonin falë 30 pikëve të Booker, ndërsa New Orleans mposhti 112-91 Clippers (McCollum 22 pikë).
Rezultatet
Clippers – New Orleans 91-112
Boston – Washington 112-94
Cleveland – New York 121-108
Detroit – Golden State 128-114
San Antonio – Minnesota 107-98
Dallas – Orlando 114-105
Phoenix – Houston 124-109
Lakers – Denver 121-110