Lakersat kualifikohen në ‘play-off’, eliminohet Golden State
Janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës “play-in”, të dyja në Konferencën e perëndimit. Ekipi i Lakersave fitoi me rezultat 110-106 ndaj New Orleans jashtë fushe, duke u kualifikuar në fazën “play-off”.
Miqtë përsëritën rezultatin e pak ditë më parë, ku sërish patën fituar. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore. Të gjithë titullarët e Lakersave realizuan mbi 13 pikë, ku u dallua LeBron James me 23 pikë, Russell me 21 e Davis me 20 pikë. Në çerekfinale, Lakersat do të luajnë ndaj kampionëve të Denverit.
Në ndeshjen tjetër, Sacramento mundi 118-94 Golden State, duke eliminuar këta të fundit. Sfidë e komanduar nga Kings, ku u dallua Keegan Murray me 32 pikë, ndërsa 22 pikët e Curry mbetën për statistikë. Sacramento dhe New Orleans do të luajnë ndeshje shtesë për të përcaktuar ekipin e tetë çerekfinalist në Perëndim.
Konferenca e Perëndimit, “play-in”
New Orleans – Lakers 106-110
Sacramento – Golden State 118-94
18/04, New Orleans – Sacramento
Konferenca e Lindjes, “play-in”
Philadelphia – Miami
Chicago – Atlanta