Lakersat ‘leksion’ edhe Oklahomës

20 nëntor 2019 | 14:28

Vijojnë paraqitjet e mira të ekipit të Lakers në NBA, që e mposhti me rezultat 112-107 Oklahomën.

Ndeshje e dominuar nga skuadra kaliforniane, që kishte një epërsi të vogël gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. Davis ishte shënuesi më i mirë, me 34 pikë, por një paraqitje të shkëlqyer bëri sërish LeBron James, që realizoi një “triple-double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asistime, raporton “Telesport”.

Fitoren e tretë sezonale e regjistroi Golden State, që mposhti me rezultat 114-95 Memphisin jashtë fushe. Mysafirët e dominuan ndeshjen, me Burks që realizoi 29 pikë. Fiton edhe skuadra e New Orleans, që falë 22 pikëve të Holiday dhe 21 të Ingram mundi 115-104 Portland. Ndërsa ekipi i Sacramento triumfoi 120-116 ndaj Phoenix, me Bogdanoviq që shkëlqeu në fushë, autor i 31 pikëve.

Rezultatet

Memphis – Golden State          95-114
New Orleans – Portland           115-104
Sacramento – Phoenix              120-116
Lakers – Oklahoma                    112-107

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hapur të…