Lakersat me ritmin e kampionit, fitojnë edhe Clippersat dhe Toronto
Lakersat arritën një fitore të lehtë në takimin e radhës në NBA, duke mundur me rezultat 120-107 Philadelphia. Ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë (Robinson 25 pikë), në ketë pjesë erdh edhe përmbysja e kalifornianëve, me Davis (37 pikë e 13 rebound) e James (22 pikë e 14 asistime). Surprizë ishte fitorja e Golden State, që mundi me shifrat 116-100 Denverin jashtë fushe. Wiggins dhe Paschall realizuan nga 22 pikët për Warriors, ndërsa për Denver mungoi lojtari lider.
Fiton edhe skuadra kampione e Torontos, që mundi me rezultat 123-114 Phoenixin, ndeshje që u vendos në minutat e fundit në favor të ekipit kanadez. Siakam me 33 pikë, Lowry me 28 e Powell me 26 bënë diferencën për Toronton, që qëndron në ekipet elitë në Lindje. Nuk zhgënjen ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 109-94 Oklahoman, ndeshje ku u dallua Leonard me 25 pikë.
Në sekondat e fundit ton San Antonio, që mundi 104-103 Charlotte (Murray 21 pikë), ndërsa Brooklyn fitoi 129-120 ndaj Bostonit pas kohës shtesë (LeVert 51 pikë). /telesport/
Rezultatet
Charlotte – San Antonio 103-104
Boston – Brooklyn 120-129
New Orleans – Minnesota 134-139
Oklahoma – Clippers 94-109
Denver – Golden State 100-116
Phoenix – Toronto 114-123
Lakers – Philadelphia 120-107
Sacramento – Washington 133-126