Lakersat mposhten nga Bostoni

21 janar 2020 | 13:26

Pothuajse të gjitha ekipet e NBA-së kanë zhvilluar ndeshjet e radhës, teksa janë luajtur 14 nga 15 ndeshjet e mundshme.

Bostoni triumfoi me rezultat 139-107 ndaj Lakersave, një nga ndeshjet më të dobëta të ekipit kalifornian këtë sezon edhe pse luajtën të gjithë titullarët (McGee 18 pikë shënuesi më i mirë). Për Bostonin u dalluan Tatum me 27 pikë si dhe Brown e Walker me nga 20  pikë secili.

Humbet edhe skuadra e Houstonit (e katërta radhazi), që u mund me rezultat 112-107 nga Oklahoma. Edhe pse Houstoni u shkëput deri në 17 pikë (Westbrook realizoi një triple double me 32 pikë, 11 rebound e 12 asistim e Harden 29 pikë), kjo nuk mjaftoi.

Për Oklahomën u dalluan Chris Paul me 28 pikë e Gallinari me 25 pikë e 13 rebound. Në Lindje vazhdon të dominojë skuadra e Milwaukee, më e mira aktualisht në NBA. Bucks fituan 111-98 ndaj Chicago, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi një “triple double” (28 pikë, 14 rebolund e 10 asistime). Fiton edhe Utah Jazz, forca e dytë në Perëndim, që mundin 118-88 Indiana (Mitchell 25 pikë), ndërsa kampionët e Toronto mundën 122-117 Atlanta (Powell 27 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Washington – Detroit             106-100
Atlanta – Toronto                    117-122
Brooklyn – Philadelphia         111-117
Charlotte – Indiana                  83-106
Cleveland – New York             86-106
Houston – Oklahoma               107-112
Memphis – New Orleans         116-126
Miami – Sacramento                118-113
Milwaukee – Chicago               111-98
Boston – Lakers                        139-107
Minnesota – Denver                100-107
Phoenix – San Antonio           118-120
Utah Jazz – Indiana                 118-88
Portland – Golden State          129-124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr.…