Lakersat mposhten nga Clevelandi, Toronto triumfon pas 10 minutave shtesë
Lakersat janë mposhtur 101-95 në fushën e saj nga Clevelandi, ekipi që mbyll renditjen në Konferencën e Lindjes, një humbje e papritur dhe e turpshme e ekipit kalifornian. Miqtë e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke pasur një avantazh prej 10 pikësh përgjatë takimit. Të pestë titullarët e Clevelandit realizuan mbi 15 pikë, me Osman që ishte shënuesi më i mirë, me 20 pikë.
Te Lakersat u ndje shumë mungesa e LeBron James, që qëndroi në stol në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, ende i dëmtuar, ndërkohë që shënuesi më i mirë për kalifornianët ishte Kuzma me 29 pikë. Fitore dramatike për ekipin e Torontos, që iu deshën dy kohë shtesë për të mposhtur Washingtonin 140-138. Edhe pse kanadezët u shkëputën deri në 25 pikë, në fund rrezikuan ta kumbisnin ndeshjen.
Më i miri për kanadezët u dallua Leonard, autor i 41 pikëve e 11 rebound, mbështetur edhe nga Siakam me 24 pikë e 19 rebound. Ndërsa për Washington nuk mjaftoi “triple double” e Beal, që e mbylli ndeshjen me 43 pikë, 10 rebaound e 15 asist. Në krye të renditjes në Perëndim vijon të qëndrojë skuadra e Denver, që bën detyrën ndaj Portland, duke fituar 116-113 (Jokiq 40 pikë e 10 rebound).
Rezultatet
New York – Philadelphia 105-108
Washington – Toronto 138-140
Atlanta – Milwaukee 114-133
Orlando – Houston 116-109
Dallas – Golden State 114-119
Denver – Portland 116-113
Lakers – Cleveland 95-101