Lakersat mposhten nga Dallasi

02 dhjetor 2019 | 13:14

Skuadra e Dallasit ka triumfuar 114-100 ndaj Lakersave, ndeshje ku shkëlqeu Luka Donqiq (27 pikë e 10 asistime).

Gjithsesi, diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli i ekipit mik, nga ku u realizuan 43 pikë. Për Lakers u dalluan të zakonshmit Davis (27 pikë) e James (25 pikë), por të vetëm nuk mundën të evitojnë humbjen. Fiton ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippersave, që mposhti 150-125 Washingtonin, në një ndeshje spektakolare (275 pikë së bashku). Leonard me 34 pikë e George me 31 ishin lider në fushë për Clippersat, raporton “Telesport”.

Skuadra kampione e Torontos mposhti 130-110 Utah Jazz, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje. Kanadezët edominuan takimin, me të zakonshmin Siakam (35 pikë) që bëri diferencën në parket. Bostoni, falë 30 pikëve të Tatum dhe 28 të Brown, mposhti me rezultat 113-104 New York, ndeshje vendosur në minutat e fundit në favor të miqve. Humbet sërish skuadra e Golden State, që u mund 100-96 nga Orlando (Fournier 32 pikë), ndërsa Detroit e shkatërroi me rezultat 132-98 San Antonion.

Rezultatet

Brooklyn – Miami                    106-109
Minnesota – Memphis    107-115
New York – Boston       104-113
Lakers – Dallas               100-114
Detroit – San Antonio    132-98
New Orleans – Oklahoma 104-107
Orlando – Golden State 100-96
Toronto – Utah Jazz       130-110
Clippers – Washington   150-125

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…