Lakersat mposhten nga Houstoni

07 shkurt 2020 | 15:56

Falë 41 pikëve të Russell Westbrook, skuadra e Houstonit fitoi me rezultat 121-111 ndaj Lakersave. Një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Për Westbrook kjo ishte një mbrëmje magjike (arriti kuotën e 20 mijë pikëve në NBA), më i miri në fushë për teksanët, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Davis dhe 18 të LeBron James.

Pa probleme ka fituar skuadra e Milwaukee, ekipi më rekordin më të mirë në NBA (44 tore e 7 humbje), duke mundur 112-101 Philadelphia. Fitorja e vendasve u vendos në pjesën e dytë, me Antetokounmpo që realizoi 36 pikë e 20 rebound.

Në ndeshjet e tjera, skuadra e Portland fitoi 125-117 ndaj San Antonio, takim ku u dalluan Lillard, me 26 pikë e 10 asistim si dhe veterani Carmelo Anthony, autor i 20 pikëve. Fitore në minutën e fundit korri skuadra e New York, që mposhti 103-

103 Orlando (Randle 22 pikë), ndërsa New Orleans toi 125-119 ndaj Chicago, me Williamson autor i 21 pikëve. /Telesport/

Rezultatet

New York – Orlando                105-103
Chicago – New Orleans            119-125
Milwaukee – Philadelphia        112-101
Portland – San Antonio           125-117
Lakers – Houston                     111-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga…