
Lakersat mposhtin Dallasin
Luka Donçiç bën skuadrën e Mawericks të pendohen për shkëmbimin e tij me Anthony Davies. Slloveni shkëlqeu në parket ndaj ish-skuadrës së tij, teksa arriti të realizojë një triple double, falë 19 pikëve, 15 rebaundeve dhe 12 asistime, me Lakersat që mposhtën teksanët me shifrat 107-99.
Ndeshje shumë e mirë edhe për James që arriti të realizojë 27 pikë, ndërsa Davies megjithëse nuk luajti për shkak të dëmtimit, u prit me ovacione nga ish publiku i tij në Los Angeles. Fitore të thjeshta edhe për dy kryesueset e konferencës së Lindjes, Clevelandi dhe Bostoni. Cavalers triumfuan në transfertë me rezultat 82-122 ndaj Orlandos, teksa të pesë titullarët e tyre realizuan mbi 10 pikë, duke qenë përcaktues në këtë sukses.
Ndërkohë kampionët e Celtics, triumfuan me rezultat 101-111 ndaj Toronto, teksa u dallua Brown me 24 pikë dhe Derrick White me 22. Ndeshje e ekuilibruar ishte ajo mes Houston Rockets dhe Milwakke Bucks, e fituar nga teksanët ngushtë me rezultat 100-97, teksa Grren dhe Sengun bën diferencën në parket për Rockets. Sfidë spektakolare ishte ajo mes Memphisit dhe Phoenixit, aty ku për të përcaktuar fituesin u desh Overtime. Vendasit e Grizzlis triumfuan me rezultat 151-148 teksa Morant bëri diferencën në parket falë 29 pikëve dhe 8 asistimeve.
Fitore e lehtë edhe për Golden State Warriors që fitoi thellë me shifrat 128-92 ndaj Charlote, sfidë ku “ylli” Steph Curry realizoi 15 pikë, dhuroi 6 asistime dhe mori 4 topa në tabelë.
Rezultatet
LA Lakers – Dallas 107-99
Golden State – Charlotte 128-92
Toronto – Boston 101-111
Orlando – Cleveland 82-122
Houston – Milwaukee 100-97
Memphis – Phoenix 151-148
New Orleans – San Antonio 109-103