Lakersat mposhtin kampionët në gjysmëfinalen e parë, barazim mes New Yorkit e Miamit

03 maj 2023 | 15:05

Lakersat fitojnë me rezultat 117-112 gjysmëfinalen e parë “play-off” ndaj Golden State, në fushën e këtij të fundit, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku për miqtë 5 lojtarë realizuan mbi 19 pikë. Diferencën e bëri Anthony Davis, autor i 30 pikëve e 23 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 22 pikë e 11 rebound.

Në kahun tjetër, Curry realizoi 27 pikë, Thompson 25 e Poole 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e kampionëve në fuqi të NBA-së. Në Konferencën e Lindjes, ekuilibër pas dy ndeshjeve të para mes New York e Miami.

Njujorkezët fituan me rezultat 111-105 ndaj rivalëve nga Florida në shtëpinë e tyre, duke barazuar 1-1 serinë. Brunson me 30 pikë ishte më i miri në fushë për New York, mbështetur edhe nga Randle me 25 pikë e Barrett me 24 pikë. Te Miami u ndje mungesa e Butler (Martin 22 pikë).

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia                  (0-1)
New York – Miami          111-105 (1-1)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale

Denver – Phoenix                              (2-0)
Golden State – Lakers         112-117 (0-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar të mërkurën një…