Lakersat mposhtin kryesuesit, Milwaukee ‘leksion’ Clippersave
Ekipi i Minnesotas ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 119-114 ndaj Portlandit. Gjashtë lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gobert, autor i 25 pikëve e 16 rebound.
Lakersat mundet me rezultat 116-104 Oklahomën, që lëshon kreun në Perëndim. Russell me 26 pikë, e Davis me 24 pikë e 12 rebound ishin më të mirët për Lakersat, ndërsa për miqtë mungoi lojtari lider.
Nuk zhgënjen Milwaukee, që mposhti me rezultat 113-106 Clippersat dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. George e Harden realizuan nga 29 pikë secili për Clippersat, por që mbetën për statistikë. Lillard me 41 pikë bëri diferencën në fushë për Bucks.
Rezultatet
Brooklyn – Memphis 102-106
Milwaukee – Clippers 113-106
Minnesota – Portland 119-114
Utah Jazz – Washington 127-115
Sacramento – Chicago 109-113
Lakers – Oklahoma 116-104