Lakersat mundin kampionët e Warriors
Skuadra kampione e Golden State u mund 109-103 nga Lakers, në një ndeshje me shumë rivalitet, ku në radhët e të dyja ekipeve munguan kapitenët: Stephen Curry e LeBron James. Dennis Schroeder me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Jordan Poole për kampionët.
Skuadra e Sacramento mundi 133-128 pas kohës shtesë Dallas. Irving e Donqiq realizuan së bashku 55 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për vendasit u dallua Fox me 36 pikë. Fitore të vështirë jashtë fushe korri Philadelphia, që mundi 101-98 Brooklyn, sfidë ku Embiid realizoi 37 pikë e Harden 29.
Rikthehet te fitorja ekipi i Denverit, që mundi 119-105 Charlotte, ku sërish Nikola Jokiq ishte protagonist me një “triple double” (30 pikë, 16 rebound, 10 asistime). Fiton edhe Cleveland, që falë 29 pikëve e 10 rebound të Mitchell mundi 97-89 Chicago, ndërsa Miami mposhti 107-103 Orlando, ndeshje ku u dallua Herro me 23 pikë.
Rezultatet
Brooklyn – Philadelphia 98-101
Charlotte – Denver 105-119
Orlando – Miami 103-107
Washington – Indiana 127-113
Atlanta – San Antonio 125-106
New York – Utah Jazz 126-120
Cleveland – Chicago 97-89
Golden State – Lakers 103-109
Sacramento – Dallas 133-128