Lakersat në sekondat e fundit fitojnë ndaj Bostonit

24 shkurt 2020 | 11:57

LA Lakers ka fituar në sekondat e fundit me rezultat 114-112 ndaj Bostonit, në një përballje klasike të NBA-së. Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet luftuan fort deri në fund. Anthony Davis realizoi 32 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 29 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket për vendasit. Tatum për Celtics realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë korri edhe Portlandi, që mundi me rezultat 107-104 Detroitin. McCollum me 41 pikë e 12 asistime si dhe veterani Carmelo Anthony me 32 pikë ishin vendimtarë për Portlandin në këtë fitore. Oklahoma, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi me rezultat 131-103 San Antonion, ndërsa skuadra kampione e Torontos triumfoi me rezultat 127-81 ndaj Indianas. Ndeshje e dominuar nga kanadezët, ku u dallua Siakam me 21 pikë, raporton “Telesport”.

Skuadra e Denverit korri një fitore të rëndësishme ndaj Minnesotas, duke fituar me rezultat 128-116, sukses që e mban ekipin e Nuggets mes pretendente në Perëndim. Millsap me 25 pikë e Jokiq me 24 ishin dy shënuesit më të mirë të skuadrës. Fiton edhe Chicago, që mundi me rezultat 126-117 Washingtonin, me Cobu White (33 pikë) e LaVine (32 pikë), që bënë diferencën në parket.

Rezultatet

Lakers – Boston                        114-112
Denver – Minnesota                128-116
Toronto – Indiana                    127-81
Chicago – Washington             126-117
Oklahoma – San Antonio        131-103
Golden State – New Orleans 101-115
Portland – Detroit                    107-104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë…