Lakersat nuk këndellen, Curry shkëlqen në fitoren e Warriors
Golden State Warriors ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers, me rezultat 106-101, në kuadër të xhiros së 13-të në ligën më të fortë në planet NBA.
Çereku i parë filloi furishëm nga dy skuadrat, pasi përfundoi me rezultat të barabartë 25-25. Në çerekun e dytë, Cavaliers triumfuan me rezultat 27-23.
Teksa në atë të tretin Warriors e fituan për një pikë, 26-25. Çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Warriors, pasi triumfuan me rezultat 32-24.
Më i dalluari në fitoren e Golden State Warriors ishte Steph Curry, me 40 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.
Në ndeshjen tjetër, Los Angelos Lakers pësoi tjetër humbje nga Sacramento Kings, me rezultat 114-120.
Paraqitje fantastike e Anthony Davis me 24 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime, nuk i mjaftoi Lakersave, të rikthehen te fitoret.
Ndërkohë, më i dalluari në fitoren e Sacramentos, ishte De’Aaron Fox, me 32 pikë, shtatë kërcime dhe 12 asistime.
Në përballjen tjetër, Milwaukee Bucks e pësoi edhe humbjen e dytë të sezonit, ndaj San Antonio Spurs, me rezultat 93-111.
Rezultatet
Boston Celtics – Denver Nuggets 131-112
Orlando Magic – Phoenix Suns 114-97
New York Knicks Detroit Pistons 121-112
Oklahoma City Thunder – Toronto Raptors 132-113
San Antonio Spurs – Milwaukee Bucks 111-93
Memphis Grizzlies – Minnesota Timberwolves 114-103
Golden State Warriors – Cleveland Cavaliers 106-101
Los Angeles Lakers – Sacramento Kings 114- 120