Lakersat pas tri humbjeve i rikthehen fitoreve
Për të ulur me këmbë në tokë Denver Nuggets dhe për t’i shkaktuar humbjen e 12-të sezonale skuadrës nga Colorado kanë menduar James Harden dhe Clint Capela.
Dy yjet e Houston Rockets udhëhoqën skuadrën teksane drejt një fitoreje të madhe në “Toyota Center” me shifrat 125-113 ndaj kryesuesve të konferencës së Perëndimit të cilët prishën ecurinë pozitive prej 5 fitoresh radhazi. Thjeshtë fantastik James Harden me 32 pikë, 14 asistime dhe 5 rikuperime, ndërsa për tu veçuar edhe paraqitja e zviceranit Clint Capela i cili shkëlqeu me 31 pikë 2 asistime e 9 rikuperime poshtë tabelës, raporton “SS”. Për të mbrojtur vendin e 8-të në Perëndim pozicioni i fundit që të çon në “play-off” Los Angelos Lakers u rikthye te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. Sërish pa mbretin James që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk dihet ende data e saktë e rikthimit, kalifornianët mposhtën në transfertën teksane me rezultatin 107-97 Dallas Mavericks, në një sfidë ku spikatën dy basketbollistët më të kritikuar te Lakers gjatë kësaj fjala është për dy zgjedhjet e dyta të draftit në vitet 2016 dhe 2017, Brandon Ingram dhe Lonzo Ball.
I pari realizoi 29 pikë ndërsa Ball shtoi 21 të tjera ndërsa ndihmoi të tijtë edhe me 5 asistime e 7 rikuperime. Për t’u përmendur që Lakers ishin në disavantazhin e 15 pikëve në sekondat e fundit të pjesës së parë, por falë një periode të tretë fantastike arritën të merrnin kontrollin e ndeshjes. Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme 28 pikët e talentit slloven Luka Donqiq për Dallas.
Një fitore të madhe arriti San Antonio Spurs në transfertën e Michiganit ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin bëri më të mirën e tij duke realizuar 34 pikë por në fund festoi skuadra e Gregg Popovich me Spurs që triumfuan me shifrat 199-107, për meritë edhe të dyshes DeRozan-Aldridge që së bashku realizuan 51 pikë.