Lakersat pësojnë humbjen e dytë radhazi

21 shkurt 2021 | 13:17

Los Angeles Lakers kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër sfidat e fundit.

Kampioni në fuqi i NBA është mposhtur në “Staples Center” nga nënkampioni Miami Heat me dy pikë diferencë 94-96. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku krejt në fund është përcaktuar fituesi. Lakersat patën rastin ta fitojnë ndeshjen me aksionin e fundit, por Alex Caruso dështoi të shënonte për tri pikë.

Kendrick Nunn ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë me 27 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler me 24 pikë e tetë kërcime tek fituesit. Kyle Kuzma shënoi 23 pikë te Lakersat, ndërsa LeBron James e mbylli takimin me 19 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakersave.

Rezultatet

Charlotte Hornets – Golden State Warriors          102-100
LA Lakers – Miami Heat                                            94-96

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Bashkimi…