Lakersat pëson humbje nga Milwaukee, Golden State mposhti Toronton

21 mars 2025 | 12:47

Skuadra e Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme ndaj Lakersave me shifrat 118-89, duke u ngjitur në vendin e pestë në Lindje. Antetokounmpo me 28 pikë ishte lider në fushë për Bucks, ndërkohë që te Lakersave u ndje shumë mungesa e James dhe Donqiq.

Fitore të vështirë korri në sekondat e fundit ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 117-114 Toronton. Gjashtë lojtarë të skuadrës së Warriors realizuan mbi 10 pikë (Green me 21 pikë më i miri), duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Barnes për kanadezët.

Rikthehet te suksesi ekipi i Chicagos, që mposhti me rezultat 128-116 Sacramenton jashtë fushe, ku protagonist ishte Coby White me 35 pikë. Indiana mundi me rezultat 105-99 Brooklynin falë 51 pikëve të dyshes Mathurin-Turner, ndërsa Charlotte triumfoi me shifrat 115:98 ndaj New York (Ball 25 pikë).

Rezultatet

Charlotte – New York        115-98
Indiana – Brooklyn            105-99
Golden State – Toronto     117-114
Sacramento – Chicago       116-128
Lakers – Milwaukee           89-118

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në…