Lakersat ruajnë kreun në Konferencën e Lindjes

02 mars 2020 | 14:09

Skuadra e Lakersave nuk e ndalë rrugëtimin e saj në Konferencën e Lindjes, duke ruajtur kreun edhe pas fitores 122-114 ndaj New Orleans.

Sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në minutat e fundit mysafirët nga Kalifornia u shkëputën. LeBron James realizoi një “triple double”, me 34 pikë, 12 rebound e 13 asistime, mbështetur nga Kuzma me 20 pikë (Davis ishte pushim). Në kahun tjetër u dallua Williamson me 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippersave, që mundi me rezultat 136-130 Philadelphian, sfidë e vendosur në periodën e fundit për vendasit. Leonard realizoi 30 pikë, ndërsa tri lojtarë e mbyllën me nga 24 pikë: George, Harrell e L.Williams.

Skuadra e Denverit arriti fitore me rezultat 133-118 ndaj Torontos, dy ekipe pretendente në Konferencat përkatëse. Denveri e dominoi ndeshjen, me Jokiqin protagonist me një “triple double” (23 pikë, 18 rebound e 11 asistime).

Renditjen e përgjithshme të NBA-së e kryeson Milwaukee, që fitoi me rezultat 93-85 ndaj Charlotte, sfidë me rivalitet shumicën e kohës. Ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 41 pikë e 20 rebound. Dallasi, falë 38 pikë e 13 rebound të Porzingis, mundi 111-91 Minnesotan, ndërsa Washingtoni triumfoi me rezultat 124-110 ndaj Golden State, me Beal autor të 34 pikëve. /telesport/

Rezultatet

Charlotte – Milwaukee             85-93
Minnesota – Dallas                   91-111
Clippers – Philadelphia            136-130
Denver – Toronto                      133-118
Sacramento – Detroit               106-100
New Orleans – Lakers              114-122
Golden State – Washington    110-124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Buttigieg, ish-kryetar i një qyteti të vogël të Indianas…