Lakersat tregojnë forcën ndaj Denverin, San Antonio përmbysi Houstonin

04 dhjetor 2019 | 12:32

Skuadra e San Antonios e ka mposhtur Houstonin me rezultat 135-133, në një ndeshje të jashtëzakonshme, e cila është vendosur në kohën shtesë.

Edhe pse Houstoni u shkëput deri në 22 pikë në fundin e periodës së tretë, kjo nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen. James Harden realizoi 50 pikë, ndërsa Westbrook një “triple double” (19 pikë, 10 rebound e 10 asistime), por s’mjaftuan. Për Spurs 55 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, vendimtarë në këtë sfidë, ku më i miri ishte Walker me 28 pikë (Fordes 25 dhe DeRozan 23). Vazhdon të shkëlqejë Dallasi, që me Donqiq (33 pikë e 18 rebound) mundi New Orleans (118-97).

Fiton edhe skuadra e Lakersave, që mundi 105-96 Denverin jashtë fushe, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Lakersat patën gjatë gjithë kohës një epërsi të lehtë, ku u dalluan Davis e James, me nga 25 pikë secili, raporton “Telesport”.

Skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, mundi 117-97 Portlandin, ndeshje ku u dalluan Harrell me 26 pikë e George me 25. Koha shtesë fatale për kampionët e Toronto, që u mundën 121-110 nga Miami. Butler realizoi një “triple double”, me 22 pikë, 13 rebound e 12 asistime, mbështetur nga Robinson me 22 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Detroit        94-127
Washington – Orlando   120-127
New Orleans – Dallas     97-118
Toronto – Miami            110-121
San Antonio – Houston 135-133
Denver – Lakers              96-105
Clippers – Portland        117-97

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit të aktakuzës në të dy shkallët gjyqësore, të…