Lakersat triumfojnë edhe në finalen e dytë

21 shtator 2020 | 13:36

Lakersat hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullin kampion në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 105-103 ndaj Denverit në finalen e dytë “play-off” (126-114 fituan në takimin e parë).

Ndeshje dominuar shumicën e kohës nga Lakersat, por që në fund rrezikuan shumë, duke lënë rivalët të afrohen. Davis realizoi 31 pikë, shënuesi më i mirë, mbështetur nga James me 26 pikë e 11 rebound. Denveri tentoi surprizën në fund, por ishte Anthony Davis ai që realizoi koshin e fitores në sekondën e fundit. Ylli i Lakersave ishte i saktë në gjuajtjen nga distanca, duke nisur festa për ekipin nga Los Anxhelosi.

Për Denverin, Jokiq realizoi 30 pikë e Murray 25, por nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Në Lindje, Miami udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve finale ndaj Boston (Celtics fitoi 117-106 finalen e tretë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të…