Lakersat triumfojnë ndaj Memphiesit  

06 janar 2021 | 13:47

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers po konfirmojnë sërish se janë në superformë, pasi mbrëmjen e djeshme kanë siguruar edhe fitoren e katërt radhazi, që është njëkohësisht e gjashta sezonale, në 8 ndeshje të luajtura.

Transferta e “FedExForum” ndaj Memphies Grizzlies rezultoi të ishte më e komplikuar se duhet për kalifornianët, që në fund ia dolën të fitojnë me vetëm dy pikë diferencë, me rezultatin final 92-94.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe fituan fraksionin e parë, por më pas loja foli për Lakers, që fituan të tre pjesët e tjera, ndonëse me rezultat shumë të ngushtë, kjo falë edhe formës së mirë të Lebron James e Anthony Davies, që shënuan gjithsecili nga 26 pikë.

Një sfidë mjaft spektakolare u zhvillua edhe në “Staples Center” të Los Angelesit, mes Clippersave vendas dhe San Antonio Spurs, me këta të fundit që ia dolën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 113-116.

Kawhi Leonard ishte në një formë spektakolare, pasi shënoi 30 pikë, rikuperoi 3 topa dhe dha 10 asistime, megjithatë të gjitha këto nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë sezonale për Clippers, ndërsa te Spurs spikatën Murray dhe Mills.

Denver Nuggets regjistruan fitoren e tretë sezonale, pasi mposhtën me rezultatin 123-116 Minnesota Timberwolves në “Ball Arena”. Serbi Jokiç ishte protagonist absolut për vendasit, pasi shënoi 35 pikë, rikuperoi 15 topa dhe dha 6 asistime.

Në ndeshjet e tjera, Brooklyn Nets triumfoi me shifrat 130-96 ndaj Utah Jazz, ndërsa Chicago Bulls fitoi me shifrat 108-111 në transfertën ndaj Portland Trail Blazers. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar falje publike për shkak të…