Lakersat triumfojnë ndaj Memphisit, zhgënjejnë Houstoni dhe Clippersat

09 dhjetor 2018 | 14:07

Lakersat rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 111-88 në fushën e Memphisit, ndeshje e komanduar nga kalifornianët, që arritën një fitore të rëndësishme për renditje në Konferencën e Perëndimit. James e Kuzma realizuan nga 20 pikë secili për Lakers, ndërkohë që 6 lojtarë të ekipit kalifornian shënuan mbi 10 pikë.
Vijon momenti i keq i Houstonit, që nga pretendent për titull renditet në vendin e parafundit në Perëndim. Ekipi teksan u mund sot 107-104 nga Dallas, një sfidë emocionuese dhe me rivalitet deri në fund, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren.

Matthews dhe Donqiq realizuan nga 21 pikë për Dallasin, por kolektiviteti ishte çelësi i fitores, ndërsa për Houston nuk mjaftuan 35 pikë e Harden për të evituar humbjen. Surprizë disfata që ekipi i Clippers pësoi në fushën e tij, ku u mund 121-98 nga Miami, një ndeshje ku pritej fitorja e skuadrës kaliforniane, por që zhgënjyen në periodën e katërt, e cila vendosi edhe fatin e sfidës. Wade rikthehet protagonist, duke realizuar 24 pikë për ekipin nga Florida edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, mbështetur edhe nga Winsslow me 21 pikë, raporton “Telesport”.

Fitore të lehtë arriti edhe skuadra e Bostonit, që mundi 133-77 Chicagon, sfidë ku për Celtics u dalluan Brown me 23 pikë e Theis me 22 pikë e 10 rebound (62 pikë erdhën nga lojtarët e stolit). Suksesi i gjashtë sezonal për nënkampionët e Cleveland, që mundën 116-101 Washington (Sexton 29 pikë), ndërsa Brooklyn triumfoi 112-104 ndaj New York në derbi, sfidë ku diferencën e bëri Dinwiddie me 25 pikë.

Rezultatet

Dallas – Houston               107-104
Indiana – Sacramento      107-97
Atlanta – Denver               106-98
Cleveland – Washington 116-101
New York – Brooklyn      104-112
Chicago – Boston              77-133
Memphis – Lakers            88-111
Portland – Minnesota      113-105
Clippers – Miami              98-121

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përballja në mes Eibarit dhe Levantes ka qenë një nga…