Lakersat triumfojnë në derbin me Clippersat

03 mars 2025 | 11:54

Fitorja e gjashtë radhazi për Lakersat, që mundi me shifrat 108-102 Clippersat në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Donqiq me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakersat, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.

Clevelandi vijon të kryesojë si në Lindje, ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar me shifrat 133-129 ndaj Portlandit. Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë.

Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund me shifrat 165-112 nga New York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë. Skuadra kampione e Bostoni fitoi me shifrat 110-103 ndaj Denverit në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi me rezultat 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare. Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetur nga Shai me 31 pikë.

Rezultatet

Boston – Denver                      110-103
Cleveland – Portland              133-129
Indiana – Charlotte                 127-112
Miami – New York                  112-116

Orlando – Toronto                   102-104
San Antonio – Oklahoma       132-146
Utah Jazz – New Orleans       121-128
Lakers – Clippers                     108-102
Phoenix – Minnesota              98-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur jenë numëruar më shumë se 66% e votave me…