Lakersat triumfojnë në kohën shtesë ndaj Oklahomas

11 shkurt 2021 | 13:26

Koha shtesë i ka buzëqeshur sërish skuadrës së Lakersat në fitoren 114-113 ndaj Oklahomas, e dyta radhazi brenda 48 orësh ndaj të njëjtit rival.

Mungesa e Davis ndihet te Lakersave, ndërkohë që LeBron James bëri detyrën, duke realizuar 25 pikë. Nuk ka të njëjtin fat ekipi i Milwaukee, që u mund 125-124 në sekondat e fundit nga Phoenix. Antetokounmpo e mbylli me 47 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Phoenix u dalluan Booker me 30 pikë e Paul me 28 pikë.

Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 119-112 Minnesota, me Leonard protagonist, autor i 36 pikëve. Rikthehet te fitorja ekipi i Brooklyn, që mundi 104-94 Indiana, ndeshje ku u dallua Irving me 35 pikë, lider në fushë për Nets.

Rezultatet

Washington – Toronto   115-137
Dallas – Atlanta               118-117
Brooklyn – Indiana         104-94
Memphis – Charlotte      130-114
Minnesota – Clippers      112-119
Chicago – New Orleans  129-116
Denver – Cleveland         133-95
Lakers – Oklahoma         114-113
Phoenix – Milwaukee     125-124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa…