Lakersat triumfojnë në sekondat e fundit, Minnesota ruan kreun në Perëndim

10 janar 2024 | 11:20

Lakersat fituan në sekondat e fundit me rezultat 132-131 ndaj Torontos në një ndeshje spektakolare, duke korrur suksesin e dytë radhazi. Një mbrëmje magjike e Anthony Davis, autor i 41 pikëve e 11 rebound, mbështetur nga LeBron James me 22 pikë e 12 asistime.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron Minnesota, që mundi me rezultat 113-92 Orlando. Towns me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fiton edhe Sacramento, që falë “triple double” (37 pikë, 10 rebound, 13 asist) të Sabonis, mundi me rezultat 131-110 Detroitin.

Fitorja e tretë radhazi për Memphisin, që mundi me rezultat 120-103 Dallasin në shtëpinë e këtij të fundit. Bane me 32 pikë bëri diferencën në fushë, ndërsa 43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. New York mposhti Portlandin (113-84), ndeshje ku u dallua Anuoybu me 23 pikë.

Rezultatet

Detroit – Sacramento     110-131
Orlando – Minnesota     92-113
New York – Portland      112-84
Dallas – Memphis           103-120
Lakers – Toronto             132-131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe…